Vetëdorezohet në polici Erjon Goxhara, polici që plagosi drejtorin e ERE te “Komuna” se i ngacmoi gruan

Date:

- Advertisement -

Ka përfunduar arratia për efektivin e policisë Erjon Goxhara, i cili plagosi gjatë ditë së sotme Loren Kostën, drejtorin e ERE në Komunën e Parisit. Ai është vetëdorëzuar në polici, duke zgjedhur të përballet me dejtësinë për krimin e kryer.

Goxhara qëlloi disa herë me armë në pjesën e poshtme të trupit 45-vjeçarin pasi dyshohet se i kishte ngacmuar gruan e tij. Por gjerësisht në media përflitet dhe pista e një lidhje të mundshme jashtëmartesore e policit me Loren Kostën.

Drejtori i Entit Rregullator të Energjisë aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se u qëllua me 5 plumba në trup. Ai ka qëndruar për disa minuta në trotuar i plagosur, ndërsa kalimtarët e rastit i kanë lidhur plagën dhe kanë ushtruar presion mbi të, për të ndalur gjakderdhjen.

Newsbomb.al ka raportuar për ngjarjen që në momentet e para të saj dhe sjell më poshtë pamje nga rruga “Tish Daija”. Pikërisht, në këtë zonë pranë një kompleksi të njohur banimi, Lorenc Kosta ka ngacmuar gruan e Erjon Goxhares dhe ky i fundit e ka plagosur me armë.

Erjon Goxhara shërben si efektiv pranë Drejtorisë së Policisë për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë dhe dyshohet se plagosjen e ka kryer me armën e shërbimit, të cilën e mbante me vetë edhe përse nuk ishte në detyrë në momentin e ngjarjes.

Më herët ai bisedoi vetë me drejtorin e Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, dhe sipas deklarimeve të këtij të fundit ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

“Punonjësi i Policisë ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar unë drejtpërdrejt me efektivin, është në gjendje shumë të rënduar. Kemi shumë forca në terren, që të shmangim ndonjë ngjarje tjetër më të rëndë”, u shpreh më herët Tonin Vocaj.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...