VIDEO/ Autobusi në Tiranë ecën me derë hapur se s’ka kondicioner: Mbahu xhaje!

Date:

- Advertisement -

Në Tiranë operojnë disa linja të transportit publik urban, teksa vlen të theksohet se çdo linjë të streson në momentin që e zgjedh për të udhëtuar për në punë, shkollë etj. Denoncimet e shumta të qytetarëve që shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me kushtet skandaloze në autobus, tregojnë mjaft qartë se transporti urban në Tiranë, është një problem real dhe i pazgjidhur në kryeqytetin tonë.

VIDEO e autobusit

Vjedhje, shoferë e fatorino me fjalor që lë për të dëshiruar, papastërti, vonesa, aksidente për faj të shoferit, janë skena me të cilat përballesh në linjat e autobusëve në Tiranë. Ndërkohë së fundmi, një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania, pamje të një situatë që ka ndodhur në një prej urbanëve të linjës së Vorës.

Siç shihet, në urban jo vetëm që është kaluar kapaciteti i numrit të udhëtarëve, por për shkak se kondicionerët nuk punojnë, është rrezikuar jeta e një qytetari. Sipas denoncuesit, urbani i Vorës, ka bërë itinerarin me derë hapur pasi nuk funksionojnë kondicionerët, ndërsa shihet një i moshuar që është shumë pranë derës duke iu rrezikuar edhe jeta.

Qytetari shkruan pë redaksinë e JOQ Albania se kjo linjë vonon nga 45 minuta deri në 1 orë dhe nuk është aspak e rregullt me oraret, teksa mungesa e kushteve bën që të hapen dyert e urbanit gjatë qarkullimit në rrugë.

Pershendetje , Mire qe na mbushun me njerez duke u ngjeshur e shtyre te dera , por dhe thone qe ska kondicioner dhe mbajm deren hapur . Thone qe eshte cdo 20 minuta per te ardhur e vonon 45-1 ore . E njejta histori me urbanet e vores . Bejme thirje te merren masa . Ne vidjo po iu thonte chaxhit te mbahej fort qe mos te binte .

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...