VIDEO/ “E kishin dehur dhe droguar”: Flet e reja nga Vlora që u përdhunua

Date:

- Advertisement -

Atë natë ajo doli nga shtëpia me idenë se do konsumonte një darkë me të dashurin por…ai nuk ishte i vetëm. Ndërsa shton se ndihet e kërcënuar.
VIDEO kur e fusin ne hotel

Vajza e përdhunuar në Vlorë rrëfen momentet e tmerrit. Ajo ka treguar se si rrodhi ajo natë, e cila do të kthehej në makthin e saj. Ajo rrefen se me Oltjan Tahirin ka pasur një lidhje 2-vjeçare. Atë natë ajo doli nga shtëpia me idenë se do konsumonte një darkë me të dashurin por…ai nuk ishte i vetëm. Ndërsa shton se ndihet e kërcënuar.

VIDEO e vajzes e cila tregon ngjarjen

Vajza për emisionin “Piranjat” tregon se në fillim ata kanë ngrënë e më pas Oltjani i ka ofruar të pijë diçka. Këtu dyshohet se ata e kanë droguar. Këtu i janë bashkuar dhe shokët Gentian Mehmetin dhe Albi Cenon. Më pas ajo nuk mban mend asgjë.

“Më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që do rrimë bashkë. Më kanë marrë tek Skela. Me Oltjanin kam lidhje. Kemi filluar dhe më pas më ka thënë që do thërras një shokun tim. I kam thënë që ‘do ngrihemi dhe do ikim’. Më tha, jo do rrimë edhe pak. Pastaj më tha pije dhe këtë gotën e fundit”, thotë vajza.

E gjendur në spital ajo tregon se nëna e Oltjan Tahirit i ka shkuar aty dhe e ka kërcënuar duke i kujtuar se nëse nuk tërheq denoncimin atëherë do e pësonte pasi Oltjani kishte shokët jashtë.

“Në moment që jam zgjuar, mbaj mend se ka ardhur e ëma e Albit. Më ka thënë më njeh? Jo, i thashë unë. Më tha unë jam nëna e Albit. Më tha e njeh Albin? Ke bërë një denoncim për ta dhe do dalësh se ke bërë denoncim të rremë. Kam frikë se do të bëjë diçka, një ditë do të dalë diçka. Ka edhe shokë dhe njerëz të tjerë mbrapa. Ajo i dinte që të gjitha për mua. Ajo kishte veshur një palë xhinse gri, një bluzë kafe dhe një xhiboz xhins. Më pas, më ka ardhur edhe shoku i Oltianit. Donte t’i hiqja denoncimin. Më bënë presion që të thosha që kam shkuar me dëshirën time me ta. Atë natë jam përdhunuar nga këta persona dhe dua që të mbajnë përgjegjësi. Ndjehem e kërcënuar. Policia më ka ardhur në spital. Nuk i fal këta persona sepse çdo gjë ma kanë bërë pa dëshirën time”, shton ajo.

Dëshmia e plotë: Jam zgjuar në mëngjes dhe kur e kam parë veten kam qenë në spital. Më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që do rrimë bashkë. Më kanë marrë tek Skela. Me Oltjanin kam lidhje. Kemi filluar dhe më pas më ka thënë që do thërras një shokun tim. I kam thënë që ‘do ngrihemi dhe do ikim’. Më tha, jo do rrimë edhe pak. Pastaj më tha pije dhe këtë gotën e fundit. Kur më ka dhënë gotën me alkool, pas 2 minutash, nuk mbaj më mend se çfarë ka ndodhur. Në moment që jam zgjuar, mbaj mend se ka ardhur e ëma e Albit. Më ka thënë më njeh? Jo, i thashë unë. Më tha unë jam nëna e Albit. Më tha e njeh Albin? Ke bërë një denoncim për ta dhe do dalësh se ke bërë denoncim të rremë. Kam frikë se do të bëjë diçka, një ditë do të dalë diçka. Ka edhe shokë dhe njerëz të tjerë mbrapa. Ajo i dinte që të gjitha për mua. Ajo kishte veshur një palë xhinse gri, një bluzë kafe dhe një xhiboz xhins. Më pas, më ka ardhur edhe shoku i Oltianit. Donte t’i hiqja denoncimin. Më bënë presion që të thosha që kam shkuar me dëshirën time me ta. Atë natë jam përdhunuar nga këta persona dhe dua që të mbajnë përgjegjësi. Ndjehem e kërcënuar. Policia më ka ardhur në spital. Nuk i fal këta persona sepse çdo gjë ma kanë bërë pa dëshirën time.

Dy nga 4 të akuzuarit, Oltjan Tahiri dhe Albi Ceno aktualisht ndodhen në burg, kurse në kërkim vijojnë të jenë Gentjano Mehmeti dhe Viljon Kapaj. Zëri.ai e ka ndjekur ngjarjen që në nisje dhe ka investiguar që prej të hënës ngjarjen duke detyruar institucionet të bëjnë drejtësi./Zëri.ai

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related