VIDEO/ Enea Mihaj shkëlqen para grumbullimit me Kombëtaren, jep asist me thembër në Portugali

Date:

- Advertisement -

Enea Mihaj po gëzon një formë të mirë në prag të grumbullimit të ekipit tonë kombëtar. Mbrojtësi shqiptar është në gjendje të mirë fizike dhe këtë e dëshmoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Vitorias. Mihaj ishte protagonist në këtë takim, duke dhënë asistin në golin e vetëm të shënuar nga Famaliçao.

Në minutën e 18, mbrojtësi kuqezi jep një asist me thembër në hyrje të zonës kundërshtare për shokun e tij të skuadrës. Sorriso kontrolloi mirë topin dhe më pas ndali atë në rrjetë. Megjithatë, goli nuk u përkthye në një rezultat pozitiv për Famaliçaon, teksa Vitoria fitoi me shifrat 2-1.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related