VIDEO/ Ernest Muçi shënon në derbin e zjarrtë të Stambollit, e dërgon topin në trekëndësh dhe mahnit tifozët

Date:

- Advertisement -

Ernest Muçi është shfaqur si protagonist në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit turk.


Sulmuesi shqiptar ka arritur të përfshijë emrin e tij në listën e golashënuesëve në derbin e zjarrtë të Stambollit. Gallatasarai fitoi me shifrat 2-1 kundër Beshiktashit, teksa goli i vetëm për bardhezinjtë mban pikërisht autorësinë e Ernest Muçit.

Në minutën e 94-t, ish-lojtari i Tiranës lëshon të majtën e tij në hyrje të zonës kundërshtare. Një goditje për notën 10 e Muçit, i cili e dërgoi toin në trekëndësh, atje ku portieri i Gallatasarait ishte i pafuqishëm për të reaguar. Megjithëse ishte një gol mahnitës, në fund nuk mundi të ndryshonte dot fatin e këtij takimi. Gallatasarai ruan kreun e renditjes, ndërsa Beshiktashi mbetet në vendin e 4-t, me 8 pikë më pak nga vendi i parë./Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Ernest Muçi shënon gol spektakolar në derbin e Turqisë

Ernest Muçi ka arritur të shënojë një gol shumë...

Po riparonte kovën e fadromës, ky është 38-vjeçari që humbi jetën në Rrëshen

Arbër Caka është 38-vjeçari që mesditën e djeshme humbi...