Florian Marku ka humbur qetësinë gjatë një interviste që ishte duke dhënë për “IFL TV”. Chris Kongo i afrohet pranë dhe kërkon një ndeshje me të. Por boksieri shqiptar i ka kërkuar të largohet në mënyrë që të vazhdonte intervistën.
Momenti kur inatoset shqiptari, pamjet me video
Kongo ka qendruar i palëvizur dhe kjo ka bërë që Florian Marku të humbasë kontrollin e nervave të tij. Boksieri nga Lushnja ka shtyrë me forcë Kongon, i cili gati përfundoi përtokë. Megjithatë të pranishmit kanë ndërhyrë për të shmangur një përleshje mes tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/