VIDEO/ Gol 100% shqiptar te Sparta, dyshja dardane mahnit Pragën me gol e asist

Date:

- Advertisement -

Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi janë shfaqur protagonistë në ndeshjen që ekipi i tyre, Sparta e Pragës po luan në transfertë kundër Hradec Kolova. Deri më tani, Sprta po udhëheq 0-2.

Në golin e parë ishte pikërisht Albion Rrahmani ai që asistoi. Sulmuesi i Kosovës pasoi te Haraslin, me këtë të fundit që nuk gaboi, por dërgoi topin në fundin e rrjetës të portës kundërshtare.

Ndërsa goli i dytë ishte 100% shqiptar. Ermal Krasniqi asistoi për Rrahmanin, me ish-in e Ballkanit që tundi rrjetën, duke treguar edhe një herë tjetër vlerat e tij prej bomberi.

Në fushë për Spartën është edhe Qazim Laçi, ndërsa Indrit Tuci e ka nisur këtë sfidë nga pankina.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related