Ernest Muçi po kalon një moment mjaft pozitiv te Besiktas në Turqi. Futbollisti i kombëtares, i cili nuk aktivizohet shumë nga Sylvinho, ka realizuar një tjetër gol në kampionat. Këtë herë 23-vjeçari shënoi për të kaluar në avantazh skuadrën e tij kundër Kasimpasa.
@hasanvids_ Abim yine attı … #ernestmuci #besiktas #fyp #golll ♬ orijinal ses – Hasan
Ky ishte goli i dytë i Muçit në 6 ditë, pasi të hënën shqiptari shpiku një supergol kundër Gallatasarayt edhe pse nuk e shamngu dot humbjen 2-1. Megjithatë ai realizim i mundoi Muçit vendin e titullarit ditën e sotme, ndërsa këto gola kanë lënë pas nisjen e vështirë të sezonit. Tani sulmuesi është rikthyer të jetë sërish protagonist me Besiktas, që në shkurt shpenzoi 10 milionë euro për ta marrë në Poloni.