Benardo Sopaj është i pari që ka dalë në UFC duke përfaqësuar Shqipërinë. Sigurisht në të kaluarën kemi pasur edhe shqiptarë të tjerë në këtë sport, si Ilir Latifi, por ata sportistë kanë përfaqësuar shtete të tjera.
Albanian debutant Benardo Sopaj gets his memories forcibly removed from his skull by Vinicius Oliveira. pic.twitter.com/87HimEt48f
— SlavTrapgod (@PUNISHEDSTG) March 2, 2024
Ndërkohë Sopaj, me flamurin e Shqipërisë, bëri debutimin dje kundër Vinicius Oliviera. Ky kundërshtar ishte më shumë se i fortë dhe sipas kompanive të basteve, braziliani do të kishte një ndeshje që do ta fitonte me sy mbyllur kundër shqiptarit Sopaj.
Befasia e madhe ndodhi në raundin e parë. Sopaj vendosi poshtë vetes Vinicius në gjithë raundin dhe ishte shumë pranë fitores. Megjithatë në fund nuk ia doli dot që ta bënte brazilianin të dorëzohej, pavarësisht se e shkatërroi në gjithë raundin e parë.
Në raundin e dytë ndodhi tërësisht e kundërta, braziliani Vinicius tregoi se kush ishte favoriti i ndeshjes. Nga krahu tjetër Sopaj po mbrohej dhe pavarësisht se mori shumë goditje, e vazhdoi ndeshjen deri në raundin final.
E kur pritej një mrekulli që Sopaj të fitonte në ndeshjen e parë, goditjet e njëpashme të Oliviera i sollën lodhje të madhe shqiptarit. Aq shumë sa mënyra sesi braziliani e mbylli ndeshjen ishte horror dhe mori vëmendjen e të gjitha mediave botërore.
Ndërkohë menjëherë pas mbylljes së takimit, më i zhgënjyer se vetë Sopaj është parë braziliani. Pavarësisht se fitoi ndeshjen, Oliviera tundte kokën në mosbesim, duke qenë i zhgënjyer nga vetja për faktin se ndeshja shkoi në raundin e tretë dhe për më tepër se ishte pranë humbjen në raundin e parë.