VIDEO/ I riu me “Benz” bën si ‘gangster’ me policin, e shtyn dhe i heq kapelen

Date:

- Advertisement -

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë nuk ka mundur ta kryejë punën e tij siç duhet për shkak të një gangsteri me “Benz”.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme te kryqëzimi i ‘Zogut të Zi’. Polici ka qenë duke rregulluar trafikun në kryqëzim, kur një i ri me ‘Benz’ ka zbritur nga makina dhe është konfliktuar me të.

Ashtu siç mund të shihet edhe në pamje, që në fakt janë të pabesueshme për të qenë reale, i riu përplaset me policin, i cili ishte i vetëm në rrugë, e shtyn dhe i heq kapelen. Ndërkohë që edhe polici e shtyn e debaton me të.

Shoferët dëshmitarë të kësaj ngjarje kanë treguar për JOQ ALBANIA se edhe pasi e ka ofenduar dhe shtyrë, i riu ka shkuar te makina e tij dhe ka vazhduar debatin me tone të larta me policin.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej, mes policit të shtetit dhe qytetarit, por ajo që mund të themi është se këto pamje janë tepër shqetësuese për të qenë të vërteta dhe jo ndonjë skenë filmi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related