VIDEO/ Interi “zgjohet” pas golit model të Salcburgut dhe nuk lë vend për surpriza, 20 minuta lojë për Krisjan Asllanin në Champions

Date:

- Advertisement -

Interi ka marrë tre pikët e radhës në Champions League. Zikaltrit kanë mposhtur me shifrat 2-1 Salcburgun në “San Siro”. Aleksis Sançezi zhbllokoi shifrat në minutën e 19 dhe i dha epërsinë italianëve në pjesën e parë të takimit. 45 minutat e dyta nisin me një Salcburg më kërkues. Pas një aksioni model, Gluku goditi në perfeksion dhe e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 57.

VIDEO e golit te Interit

Por ky gol ka “zgjuar” Interin, i cili ishte rehatuar pas avantazhit në pjesën e parë. Zikaltrit hidhen në sulm dhe rezultati vjen shpejt. Ekipi i Simone Inzagit fiton një 11 metërsh, i cili shndërrohet në gol nga Hakan Çalhanoglu. Lautaro Martinezi tre-fishoi shifrat në minutën e 82-të, por VAR-i i mohon festën për pozicion jashtë loje. Minuta në këtë sfidë pati edhe për Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 75 dhe luajti për 20 minuta deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit. Asllani provoi të shtonte emrin e tij në listën e golashënuesëve, por goditja e tij nga distanca në minutat shtesë shkoi jashtë kuadratit të portës së Salcburgut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...