Çezena ka kaluar me sukses turin e dyyë të Kupës së Italisë. Bardhezinjtë mposhtën me rezultatin 1-2 Veronën mbrëmjen e sotme. Goli i parë i takimit u shënua nga Kargboja në minutën e 44-t, ndërsa i dyti mban autorësinë e Kristian Shpendit.
Sulmuesi shqiptar u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur në zonë dhe në minutën e 49 e shtyu topin drejt rrjetës. Një gol që rezultoi vendimtar për kualifikimin, pasi Tengstedti shënoi në minutën e 75. Çezena fitoi kështu me rezultatin 2-1, duke prerë biletën për në fazën pasardhëse të Kupës së Italisë.
GOL DI CRISTIAN SHPENDI 🇦🇱🇮🇹(2003)!
📽️ @PushGoalspic.twitter.com/jw6OM3vz0B— Football Report (@FootballReprt) August 10, 2024