Video/ Krokodili sulmon për vdekje futbollistin e Kosta Rikës

Date:

- Advertisement -

Jesus Alberto Lopez Ortiz, një futbollist i njohur si Chucho, humbi jetën tragjikisht në rajonin Santa Cruz të Kosta Rikës.

Video e futbollistit dhe krokodilit

29-vjeçari që luante me Deportivo Río Canas në Ligën Ascenso të Kosta Rikës u sulmua për vdekje nga një krokodil.

Sipas Policisë, Chucho është sulmuar nga krokodili në lumin Canas kur ai ishte futur për t’u larë. Dëshmitarët e ngjarjes treguan se lojtari 29-vjeçar u hodh nga një urë në ujërat e lumit Canas teksa ishte duke ushtruar. Fatkeqësisht, sulmi i krokodilit solli vdekjen e tij tragjike.

Për të tërhequr eshtrat e Lopez -it, policisë iu desh të përdorte armë zjarri për të vrarë krokodilin. Klubi i futbollistit në një deklaratë për mediat tha:

Me pikëllim të thellë bëjmë publike vdekjen e lojtarit tonë Jesus Lopez Ortiz. U prehsh në paqe Çuço. I bashkohemi dhimbjes së gjithë familjes së tij.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related