(Video) Lëvizja Bashkë i hedh 500 euroshe në fytyrë Arben Ahmetajt: Mos hyr në parlament o hajdut!

Date:

- Advertisement -

Aktivistë të ‘Lëvizjes Bashkë’ kanë protestuar ditën e sotme para ambienteve të Kuvendit kundër rritjes së rrogës së deputetëve.

Por në momentin që deputeti Arben Ahmetaj ishte para parlamentit, aktivistë të partisë kanë hedhur në drejtim të tij tufa me para, simbol i korrupsionit, për të cilin akuzohet ish zv. Kryeministri.

VIDEO: Mos hyr në parlament o hajdut!

Aktivistët e kanë shoqëruar aktin me thirrjet “Mos hyr në parlament o hajdut, turp, jeni të korruptuar!”

SPAK ka nisur hetimet ndaj ish-numrit dy të qeverisë me katër akuza të ngritura ndaj tij.

Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion, përfitime të paligjshme dhe pastrim parash.

Megjithatë, edhe pse hetimet kanë nisur prej kohësh, SPAK duket se ka mbetur në vendnumëro, pasi ende nuk ka një heqje të imunitetit ndaj Ahmetajt, procedurë e cila do t’i hapte rrugë arrestimit të tij.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...