VIDEO/ Më pak se 2 minuta në Gjermani, Nelson Hysa hedh KO rivalin argjentinas dhe shpallet kampion bote! Asnjë humbje për boksierin shkodran

Date:

- Advertisement -

Nelson Hysa ngre lart flamurin kuqezi dhe fiton në ring kundër boksierit argjentinas, Maximiliano Alejandro Sosa. Shkodranit iu deshën më pak se 2 minuta për të hedhur në tapet me “knock out” rivalin latin në Leverkusen.

VIDEO e fitores se shkodranit

Në duelin për titullin ËBC, Hysa mban rekordin të paprekur dhe merr fitoren e 11 në po kaq ndeshje në ring përsa i takon boksit profesionist, duke bërë të vetin brezin e kampionit të botës.

Hysa ishte i pandalshëm që në sekonda e para, duke i dhënë goditje të forta rivalit dhe më pas duke e rrëzuar në tapet. Sosa u ngrit për disa ccaste, ndërsa arbitri i ringut mbylli ndeshjen duke parë gjendjen e argjentinasit.

Në prononcimin e tij pas fitores, Hysaj ia dedikoi këtë fitore familjes së tij, që e ka mbështetur në këtë rrugëtim fantastik.

“Isha përgatitur shumë për këtë ndeshje dhe shpresoj që të tilla sfida tij bëj dhe në të ardhmen. Dua të shfrytëzoj momentin me të tjera fitore. Ndihem shumë mirë që kam tani këtë brez kampioni dhe dua të vazhdoj në këtë rrugë fitoresh dhe të siguroj edhe breza të tjerë edhe më të rëndësishëm se ky”, tha Hysa.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...