Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Rusi. Sulmuesi shqiptar shënoi gol dhe dha një asist në ndeshjen e parë, gjë të cilën e përsëriti edhe sot. Futbollisti i Kombëtares kuqezi shndërroi në gol një penallti në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, duke i dhënë epërsinë e përkohshme skuadrës së tij.
Më pas, në minutën e 65, Daku mori pas vetes mbrojtësin dhe portierin kundërshtar e më pas e pasoi topin për te Lukiçi. Ky i fundit gjendej me topin në kontroll dhe me portën e zbrazët, duke e pasur të lehtë të shënonte. Megjithatë, ekipi i Khimki-t barazoi shifrat në 2-2 vetëm 2 minuta më vonë. Ndeshja është ende duke u luajtur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
ДАКУ! Отобрал мяч Мирлинд и покатил на Юкича 👏🏻
Вновь выходим вперёд! ❤️💚#РубинХимки 2️⃣:1️⃣ pic.twitter.com/hAXVAn2Gy6
— «Рубин» Казань (@fcrk) August 3, 2024