VIDEO/ Murinjo i kujton gazetarit holandez mbrëmjen në Tiranë: Keni 10 muaj që qani, nuk e fitoni dot ndeshjen që humbët

Date:

- Advertisement -

Zhoze Murinjo ka bërë atë që di të bëjë më mirë në konferencën për shtyp pas sfidës kundër Fejnordit, të japë deklarata që padyshim bëjnë xhiron mediatike. Trajneri portugez ka replikuar me njërin prej gazetarëve holandezë as humbjes 1-0 kundër Fejnordit. Në bisedë ka ardhur edhe mbrëmja e 25 majit, kur Roma mposhti Fejnordin në Tiranë dhe fitoi trofeun e Ligës së Konferencës.

Murinjo: “I patëm shanset tona. Por futbolli nuk është për shanset, është për të shënuar gola.”

Gazetari hollandez: “Duhet të jesh efiçent, si në Tiranë. Kështu që jemi dakort”.

Murinjo: “Sot je dakort?! Për 10 muajt e fundit ishe duke qarë (qesh). Por nuk duhet të qash. E di pse? Sepse nuk mund të fitosh ndeshjen që ke humbur. E humbët atë ndeshje, nuk mund ta fitoni më atë. Problemi i vetëm sot është se ndeshja nuk mbaroi, ishte thjesht pjesa e parë“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Gjeorgjia fitoi kundër nesh si Shqipëria kundër Ukrainës, iu kujtohet Broja me Hungarinë?

Shqipëria humbi kundër Gjeorgjisë në shtëpi në shifrat 0-1....

VIDEO/ Kjo nuk ka ndodhur kurrë te Shqipëria, shikoni sa lojtarë shkojnë për golin

Shqipëria nën drejtimin e Silvinjos vazhdon në rrugën e...

Shkoi ta vlerësonte edhe trajneri i Zvicrës, Adrion Pajaziti tregon se çfarë i tha Ardon Jashari pas humbjes me Shqipërinë

Adrion Pajaziti ishte ylli i Shqipërisë në përballjen kundër...