Myrto Uzuni nuk di të ndalet në La Ligën 2.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi sërish me Granadën, por pa arritur të shmang humbjen në transfertën e Zaragozës.
Kundër skuadrës së kuqeziut tjetër, Keidi Bare, i cili nuk ishte grumbulluar për këtë sfidë, Uzuni shënoi golin për 2-1. Pavarësisht humbjes ky gol vlen për Uzunin që ngjitet në kuotën e 6 golave sezonal.
Forma e mirë e ndihmon 29-vjeçarin për të qënë i gatshëm për kombëtaren shqiptare në ndeshjet e nëntorit.