VIDEO/ “No Messi, no party”, Xherdan Shaqiri shkëlqen me dygolësh kundër skuadrës së Inter Miami

Date:

- Advertisement -

Inter Miami kthehet në skuadër e zakonshme kur nuk luan Lionel Messi. Skuadra nga Florida pësoi humbjen e 16 sezonale në MLS dhe sheh t’i shuhen shpresat për pjesëmarrjen në play off pas përfundimit të kohës së rregullt.

Video me golat e Shaqirit

Disfata 4-1 erdhi në fushën e Chicago Fire, ku shkëlqeu me dygolësh ylli shqiptar Xherdan Shaqiri. Pesë gola dhe pesë asiste për futbollistin shqiptar, që fatkeqësisht nuk pati mundësinë të kishte përballë në fushë “yllin” argjentinas, që vazhdon të qëndrojë në infermieri për arsye dëmtimi.

Shaqiri e zhbllokoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë, me nj goditje të saktë brenda zonës, ku u ndodh krejtësisht i lirë.

Vetëm katër minuta më vonë, Martinez i Inter Miamit ktheu baraspeshën në rezultatit, por ky finalizim vlejti vetëm për statistikë, pasi vendësit shënuan edhe tre gola të tjerë me Haile-Selassie dhe Shaqirin, që e mbyllën sfidën me nga një dygolësh.

Chicago Fire, me 40 pikë të grumbulluara, ndodhet në zonën play off, por edhe një sforcim në takimet e fundit të sezonit të rregullt për ta ruajtur këtë pozicion.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related