VIDEO/ Plani ambicios i Arabisë për Botërorin! Stadium në lartësinë 350 metra mbi tokë, shpaloset projekti për Kupën e Botës

Date:

- Advertisement -

Arabia Saudite është e vendosur në qëllimin e saj për të sjellë sërish në Lindjen e Mesme Kupën e Botës. Federata e Futbollit të Arabisë Saudite ka shpalosur planin ambicioz për Botërorin e vitit 2034. Si pjesë e projektit për të organizuar turneun më madhor në futboll do të jenë 15 stadiume, ndër të cilët 11 do të ndërtohen të rinj.

Ndeshja hapëse dhe finalja do të luhen në stadiumin Mbreti Salman. Qytetet pritëse do të jenë Riadi (9 stadiume), Jedah (4 stadiume), Abha (1 stadium), Neom (1 stadium). Neomi është qyteti linear që pritet të ndërtohet në Arabinë Saudite dhe po aq futuristik sa vetë ky qytet është projektuar edhe stadiumi i ri. Impianti do të ketë një kapacitet prej më tepër se 56 mijë vende, si dhe do të ndërtohet në lartësinë 350 metra mbi tokë.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite është shprehur optimist, teksa është zotuar se vendi i tij do t’i dhurojë sportdashësve Kupën e Botës më të mirë në histori. “Ka një sinergji dhe një koordinim të plotë mes të gjithë sektorëve të qeverisë për të siguruar suksesin e ofertës. Do të dhurojmë edicionin më të mirë në historinë e Kupave të Botës”, ka deklaruar Jaser Al-Misehali.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related