VIDEO/ Plis me shqiponjën dykrenare dhe flamuri i Shqipërisë në dhomën e zhveshjes, shikoni festën speciale të Zhegrovës

Date:

- Advertisement -

Edon Zhegrova ka postuar dy foto në “Insta Story” pas triumfit 1-3 të Lilës në transfertë ndaj Atletiko Madridit, në duelin e vlefshëm për Champions Leaguen. Ylli shqiptar i Kosovës, shihen në duke festuar në dhomat e zhveshjes, teksa mban në kokë një plis me shqiponjën dykrenare.

@losc Edon dans le vestiaire après la victoire contre l’Atletico 😂🦅 #UCL #LOSC #championsleague #football #atleticodemadrid ♬ son original – LOSC

Ndërkohë në pamjet e publikuara nga klubi i Lilës në faqen zyrtare, në dhomat e zhveshjes shikohet edhe flamuri shqiptar, teksa edhe shokët e skuadrës së Zhegrovës nuk ngurojnë të bëjnë shqiponjën!

Ylli i Kosovës nuk e nisi këtë takim nga fillimi, por që u fut në minutën e 16-të në fushë në vend të të dëmtuarit Kabela. Zhegrova regjistroi një tjetër paraqitje mbreslënëse, duke nxjerrë nga repertori i tij një gol spektakolar, teksa la të shtangur portierin Oblak.

Ky gol i Zhegrovës vendosi baraspeshën e përkohshme, ndërkohë që Xhonathan Dejvid realizoi dopietën që i dha fitoren Lilës.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Zhegrova e David ia dhurojnë fitoren Lilles ndaj Atletico Madrid, fitojnë Man City e Interi

Lille ka bërë sërish befasinë në Ligë të Kampionëve....

VIDEO/ Zhegrova fenomenal, ylli i Kosovës i shënon eurogol në Champions Atletikos së Madridit

Edon Zhegrova po kalon një moment të artë në...

VIDEO/ Gooool! Edon Zhegrova shtang Atletikon e Madridit, gol spektakolar nga distanca

Edon Zhegrova vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij....

Pse nuk flet kurrë për bashkëshortin?”, Alketa Vejsiu rrëfehet si rrallëherë për familjen: Nuk e kemi për famë

Alketa Vejsiu, përmes një rubrike me pyetje-përgjigje në Instagram,...