VIDEO/ Pronari i lokalit në Qerret shan dhe konfliktohet me klientin, shkak vonesa e ushqimit (Denoncim)

Date:

- Advertisement -

Pronari i një lokali në Qerret thuhet se ka dhunuar, keqtrajtuar dhe ofenduar klientët e tij mbrëmjen e sotme.

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë sjelljen e pahijshme të pronarit me emrin Demi. Ajo thotë ky pronar ka dy vite që keqtrajton fëmijët para syve të prindërve të tyre.

VIDEO nga denoncimi i qytetareve te indinjuar

Mbrëmjen e sotme, ajo thotë se klientët janë ankuar për vonesën e ushqimit. Kaq ka mjaftuar që pronari të mos përmbahet dhe të godasë me shpullë klientin.

Por jo vetëm kaq pasi qytetarja thotë se pronari ia ka hedhur në fytyrë të gjitha gjërat që klienti kishte mbi tavolinë si dhe i ka thyer një gotë në trup.

E reja ndërkohë shton se vjet është përballur edhe vetë me një situatë të tillë dhe pronari e ka pështyrë në kokë.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje joq ne qerret te laguna blue pronari i lokalit ka qe dy vite qe ushtron dhune ose na keqtrajton neve femijeve ne sy te prinderv, sot ishte kulmi ku pronari ushtroi dhune dhe quajti me shpulle femijet si dhe ashtu mori gjerat mbi tavoline ja hodhi fytyres dhe i theu goten ne trup duke perdor fjale banale dhe duke shajtur cunat./Joq

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related