VIDEO/ Ronaldo shënon në finale, por Al Hilali e përmbys me 4 gola! Portugezit i ikën një tjetër trofe nga duart

Date:

- Advertisement -

Një tjetër mbrëmje e pafatë për Cristiano Ronaldon. Yllit portugez i ka ikur edhe një tjetër trofe nga duart në Arabinë Saudite. Al Nassr-i është mposhtur nga Al Hilali me shifrat e thella 1-4 në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite. Ronaldo zhbllokoi rezultatin në minutën e 44-t, por në fund goli i tij i vlejti vetëm statistikave.

Sergej Milinkovic-Savic ktheu baraspeshën në minutën e 55, ndërsa Mitrovic-i përmbysi shifrat me dy golat e tij në minutat 63 dhe 69. Ndërkohë goditja përfundimtare erdhi nga Malcom-i, i cili në minutën e 72-të i fiksoi shifrat në 1-4. Kështu ishte Al Hilali ekipi që mori në duar trofeun, ndërsa Al Nassr-i vazhdon të mos pasurojë kabinetin e vetë me kupa, pavarësisht se ka në ekip një lojtar is Cristiano Ronaldo.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...

VIDEO/ Fantastik Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë me ekipin e ri dhe siguron 3 pikët

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë me fanellën...

VIDEO/ Taulant Seferi driblon mbrojtjen kundërshtare, shënon golin e parë në Turqi

Taulant Seferi ka festuar sot golin e tij të...