- Advertisement -
Mbrëmja e sotme ka qenë e gjitha për t’u festuar për të gjithë shqiptarët. Shqipëria mposhti Poloninë 2-0 në “Air Albania” dhe tashmë udhëheq grupin E në kualifikueset për Kampionatin Europian.
Në fund të ndeshjes, lojtarët e Kombëtares kanë shkuar pranë tifozëve për të festuar. Futbollistët janë bërë një me tifozët dhe kanë nisur të këndëojnë në kor këndën “Mora fjalë”, që i dedikohet Adem Jasharit./Sport Ekspres/
- Advertisement -