VIDEO/ Sherri me gota te “Checkpoint Club” në ish-Bllok, i përfshirë dhe një polic

Date:

- Advertisement -

Pak më herët, një qytetar iu drejtua redaksisë së JOQ me një mesazh ku shkruante se te “Checkpoint Club”, ka ndodhur një sherr masiv, pak pas mesnate.

VIDEO nga sherri ne lokal

Klienti bëri me dije se në lokalin e natës, ka pasur krisma arme dhe se të përfshirët në sherr kanë gjuajtur me gota.

Pas këtij denoncimi, një kamarier i lokalit u shpreh për JOQ se ka qenë thjesht një sherr me grushte.

Ndërkohë mësohet se në lokalin në fjalë, në ish-Bllok, në konflikt kanë qenë 7 persona, mes tyre një polic.

Shkak i sherrit mes tyre ka qenë një debat i çastit për motive të dobëta, teksa polici është një 26-vjeçar.

Ky i fundit është punonjës policie, në komisariatin nr.1, teksa pas sherrit në spital kanë përfunduar 3 persona.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related