VIDEO/ Sherri në Krujë, gazetari publikon foton: Këta të gurores së deputetit e dhanë vetë vendimin e thoni pse ikin shqiptarët?

Date:

- Advertisement -

Mentor Kikia ka reaguar pas publikimit të pamjeve të sherrit të ndodhur ditën e djeshme në Borizanë të Krujës.

VIDEO nga ngjarja e shemtuar

Gazetari i njohur ka fiksuar momentin kur grupi i fisit Rraja, me shkopinj bejsbolli dhe armë dhunojnë një person që pretendonte se shtëpia ishte prishur nga shpërthimet e gurores. Në facebook-un e tij, Kikia shkruante

“Si thatë, përse ikin shqiptarët nga Shqipëria?
Ai që është duke dhënë shpirt në tokë, është ankuar sepse gurorja që ndodhet në fshat i dëmton shtëpitë kur shpërthen dinamitin.

Ata të gurores, po japin vendimin!
Ata të gurores janë vëllai dhe familjarët e një deputeti, që bën ligje”, përfundon gazetari i njohur.

Kujtojmë që pas sherrit të djeshëm mbetën të plagosur dy vëllezërit, Bilbil dhe Jashar Maja, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë për jetën.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që...

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...