VIDEO/ Shqipëri, mos na zgjo të lutem! Perla e Asanit dhe Daku na dërgojnë në vendin e parë

Date:

- Advertisement -

Festë në “Air Albania”. Si rrallë në histori, Shqipëria ka treguar forcën në ndeshjen më vendimtare të saj. Stadiumi i stërmbushur ka gumëzhirë nga brohorimat e gëzimit të tifozëve shqiptarë. Shqipëria ka mposhtur me shifrat e pastra 2-0 Poloninë, e cila u zhduk në “flakët e ferrit” shqiptar.

VIDEO e golit te Mirlind Daku

VIDEO e golit te Asanit

Polakët gjetën të parët golin e avantazhit, por VAR-i i ngriu buzëqeshjet në fytyrat e lojtarëve. Arbitri spanjoll sinjalizon pozicion jashtë loje, e bashkë me të edhe fundin e momentit të mirë të bardhekuqve. Jasir Asani realizon një perlë me të majtën e tij në minutën e 37, duke bërë që stadiumi të shpërthejë në festë.

Një festë që vazhdoi edhe në pjesën e dytë të ndeshjes. Mirlind Daku tregoi dhëmbët e tij sapo hyri në fushë, kur shkundi rrjetën që në askionin e parë të tijin. Sulmuesi shqiptar shpërtheu në lot, të cilët janë dëshmia e qartë e dëshirës së madhe dhe dashurisë për fanellën. Kaq mjaftoi që Shqipëria të siguronte në fund tre pikët, duke u renditur e para në grupin E dhe duke bërë të gjithë shqiptarët të ëndërrojnë. Shqipëri, të lutem mos na zgjo./Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...

VIDEO/ Fantastik Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë me ekipin e ri dhe siguron 3 pikët

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë me fanellën...

VIDEO/ Taulant Seferi driblon mbrojtjen kundërshtare, shënon golin e parë në Turqi

Taulant Seferi ka festuar sot golin e tij të...