VIDEO/ Shqiptarët mblodhën 600 mijë euro për shërimin e tij, Klevisi shfaqet për herë të parë: Do kthehem më i fortë se kurrë!

Date:

- Advertisement -

Shqiptarët mblodhën 600 mijë euro për shërimin e tij/ Klevis Gjeluci shfaqet për herë të parë sebashku me Aleks Vishen, te riun kuksian qe mblodhi donacionet permes rrjeteve sociale duke bere thirrje per ndihme.

VIDEO e pare e Klevisit pas daljes nga gjendja kome sebashku me Aleksin.

Me poshte do te gjeni nje lajm qe tregon historine:

Shqiptarët kanë treguar dhe njëherë se kur bëhen bashkë ia dalin. Për 9 ditë ata kanë arritur të mbledhin në kohë rekord 600 mijë eurot që duheshin për kurimin jashtë vendit të të riut Klevis Gjeluci.

Miqtë e tij ndërmorën iniciativën për të mbledhur fonde nga të gjithë shqiptarët që kishin mundësi, pasi familja nuk e përballonte dot koston e operacionit. 20-vjeçarit i nevojiteshin 600.000 euro për t’u kuruar në Itali, atje ku njoftohet se Klevisi është nisur me autoambulancë speciale dy ditë më parë.

Djali nga Shkodra do të shtrohet në spitalin “Gemelli” të Romës, një nga më të mirët jo vetëm në Itali por edhe në Europë e botë. Mëngjesin e kësaj të shtune, siç shihet dhe në foto, 13 mijë e 700 shqiptarë, individë dhe biznese, kanë mbledhur plot 601,492 euro.

Klevis Gjeluci ka rënë në koma prej datës 27 shtator, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor ndodhur në qytetin e Shkodrës. Familja e çoi në dy prej spitaleve më të mira në Shqipëri, por operacioni i ndërlikuar nuk mund të bëhej dhe 20-vjeçari duhet të dërgohej jashtë vendit.

Falë kontributit të mijëra shqiptarëve anë e mbanë botës, të cilët kanë dërguar para edhe fizikisht përmes personave të caktuar në shtëpinë e tij, beteja e fundit i takon Klevisit, që urojmë të dalë me sukses nga operacioni për t’u rikthyer shëndoshë e mirë në atdhe, pranë familjes dhe miqve.

Falenderimi i familjarëve, ditë më parë për shqiptarët

Po jetojmë një periudhë të vështirë, por besimin në Zot e kemi të madh që do ta kalojmë këtë sfidë. Nuk gjej fjalë për të shprehur falenderimet për secilin prej jush për kontributin dhe mbështetjen që na keni dhënë e po na jepni në këto ditë të vështira. Sot nuk ndjehemi vetëm!

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...