VIDEO/ Sokol Cikalleshi është në formë në prag të Kombëtares, shënon golin e dytë në kampionat

Date:

- Advertisement -

Sokol Cikalleshi po kalon një formë mjat të mirë përpara sfidave mjaft vendimtare të Kombëtares shqiptare. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme kundër Antaliasporit. Koniaspori fiton të drejtën e një penalltie në minutën e 60 të takimit dhe pranë topit shkon Sokol Cikalleshi.

Goli i realizuar nga Cikalleshi

Lojtari nga Kavaja mposht portierin kundërshtar nga 11 metrat, pavarësisht se ky i fundit i kuptoi krahun e goditjes. Rezultati aktual është 0-1 në favor të Koniasporit, megjithëse ka ende minuta në dispozicion për të vendosur fatin e takimit. Ky ishte goli i dytë për Cikalleshin në tre paraqitje të zhvilluara në kampionat deri më tani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related