VIDEO/ Vedat Muriqi lë në vend Rudigerin, “pirati” e nis me gol kundër Realit të Madridit

Date:

- Advertisement -

Vedat Muriqi e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi shqiptar e ka nisur me gol kampionatin në këtë edicion të ri. Një gol që ka shijuar dyfish për të, duke qenë se ekipi të cilit ia ka shënuar është Reali i Madridit.

“Los Blancos” ishin duke udhëhequr deri në minutën e 53-të, kur “pirati” tundi rrjetën për Majorkën. Muriqi gjeti rrugën e rrjetës falë një goditjeje mjaft të fuqishme me kokë gjatë një goditjeje nga këndi. Lojtari nga Prizreni la në vend një nga mbrojtësit më të mirë të botës, Rudigerin, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi.

@elbasansalihuu

Goalllllllll Vedat Mutiqiiiiiii

♬ suono originale – Elbasan Salihu

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...