“Vjet kaluam ne, sivjet ishte radha e City-t”, flet Ancelotti: Askush nuk dyshon tek unë, sezonin e radhës do jem këtu për të luftuar për Champions-in

Date:

- Advertisement -

Carlo Ancelotti ka folur përpara mediave pas humbjes 4-0 kundër Manchester City-t, çka solli edhe eliminimin e tyre nga Champions League. Trajneri italian qartëson opinionin sportiv se drejtuesit e klubit nuk dyshojnë te aftësitë e tij, prandaj sezonin e ardhshëm do të jetë sërish në krye të pankinës për të luftuar për Champions League-n.

“Askush nuk dyshon tek unë. Mendoj se presidenti ishte shumë i qartë 15 ditë më parë. Ky është një hap për t’u përmirësuar për vitin e ardhshëm. Sezonin e ardhshëm do të jem këtu për të luftuar për të fituar një tjetër Champions League. Të mendojmë për sezonin e ardhshëm, të mësojmë dhe të jemi më të mirë. Vitin e kaluar ne mundëm t’i mposhtim ata dhe të arrijmë në finale dhe këtë vit është radha e Manchester Cityt”, ka deklaruar Carlo Ancelotti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...