Vrasja e Nikulajt/ Shkon në 4 numri i të arrestuarve, prangoset dhe vajza britanike

Date:

- Advertisement -

Ka shkuar në 4 numri i të arrestuarve për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua mesditën e 19 Prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin.

Policia e Shtetit konfirmon se autoritet britanike kanë lokalizuar dhe arrestuar në Londër shtetasen britanike Harriet Bridgeman. Ajo ka patur rolin e vëzhgueses dhe informatores në vrasjen e Nikulajt. Bridgeman u vu në pranga me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Më herët u konfirmua dhe arrestimi i Edmond Haxhiajt, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan. I pari ka qenë në rolin e porositësiot dhe financuesit të krimit, ndërsa dy të tjerët në rolin e vëzhguesit dhe informatorit

Policia e Shtetit njofton se vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen. Bëhet fjalë për ekzekutorin, shtetasin portugez Ruben Saraiva dhe shtetasin britanik Harry Simson.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Gjeorgjia fitoi kundër nesh si Shqipëria kundër Ukrainës, iu kujtohet Broja me Hungarinë?

Shqipëria humbi kundër Gjeorgjisë në shtëpi në shifrat 0-1....

VIDEO/ Kjo nuk ka ndodhur kurrë te Shqipëria, shikoni sa lojtarë shkojnë për golin

Shqipëria nën drejtimin e Silvinjos vazhdon në rrugën e...

Shkoi ta vlerësonte edhe trajneri i Zvicrës, Adrion Pajaziti tregon se çfarë i tha Ardon Jashari pas humbjes me Shqipërinë

Adrion Pajaziti ishte ylli i Shqipërisë në përballjen kundër...