Vrasja e vëllezërve Haxhia/ I penduari i drejtësisë në GJKKO: I qëlloi Nuredin Dumani

Date:

- Advertisement -

Në Gjykatën e Posaçme ka vijuar sërish seanca për dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

Klevis Alla ka treguar se ditën e ngjarjes është takuar me Nuredin Dumanin, i cili në kokë mbante një kapuç si ato të policisë. Bashkë me Nuredinin ishte edhe një person pa kapuç, por nuk e njihte.

Po ashtu Alla ka treguar se ka telefonuar Besmir Haxhinë për t’u takuar. Sipas të penduarit Besmir Haxhia ishte tek dyqani i agjencisë dhe s’ka vonuar shumë dhe ka shkuar tek tregu i Shënvlashit. Sipas të penduarit asnjë nuk ishte në dijeni që Besmiri ishte me vëllanë e tij Viktorin.

Sapo makina “Golf 6” është afruar, Klevis Alla ka treguar se Nuredin Dumani ka ulur xhamin e makinës dhe ka qëlluar e ndërsa ekzekutori tjetër ka qëlluar me xham të mbyllur.

Pasi ka qëlluar mbi dy vëllezërit, Klevis Alla ka treguar se Nuredini ka zbritur nga makina dhe i është afruar vëllezërve ku ka qëlluar sërish mbi ta.

Pas këtij veprimi ata kanë lëvizur drejt varrezave ku Nuredini dhe personi tjetër kanë zbritur dhe kanë marrë rrugën drejt Tiranës. Ndërsa Alla e ka braktisur makinën tip “Benz” disa metra poshtë varrezave aty ku ka hedhur edhe armët e zjarrit.

Më pas të nesërmen, thotë Alla “kam dalë për të pirë kafe me një shok dhe pastaj kam shkuar tek makina e braktisur dhe e kam lëvizur pak më poshtë pasi në zonë po lëvizin disa policë”.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....