Vrasja në Shkodër/ Del FOTO e viktimës dhe reagon Policia: Po kontrollojmë zonën për kapjen e autorit

Date:

- Advertisement -

Policia ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me atentatin e regjistruar mesditën e sotme në Shkodër, ku u ekzekutua me armë zjarri brenda banesës së tij, Petrit Vuksani.

Blutë e kryeqendrës së veriut bëjnë me dije se kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle për kapjen e autorit.

Petrit Vuksani ishte i vetëm në banesë, në momentin kur i hyri autori brenda dhe e qëlloi disa herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend. Mësohet se rreth 1 muaji më parë ai ishte kthyer nga Anglia.

Dyshohet se autori e ka qëlluar me pistoletë me silenciator, pasi të shtënat me armë zjarri nuk janë dëgjuar nga komshinjtë e 51-vjeçarit. Motivet e krimit janë ende të paqarta.

Më poshtë është dhe fotoja e 51-vjeçarit Petrit Vuksani, i cili mbeti viktimë.

Vrasja në Shkodër/ Del FOTO e viktimës dhe reagon Policia: Po

Njoftimi:

Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...