Vrau gruan e tij në Itali, gjendet i vdekur në makinë Alfred Vefa

Date:

- Advertisement -

Klodiana Vefa është viktima shqiptare e radhës e cila u vra nga ish-burri i saj. 35-vjeçarja u vra në rrugë në Castelfiorentino pak hapa larg Firences në Itali. Vefa jetonte me dy fëmijët, të moshës 14 dhe 17 vjeç.

Vefa punonte si kamariere në një restorant të zonës dhe ishte ndarë nga partneri, Alfred Vafa, teksa dëshmitarë shprehen se ai e kishte kërcënuar disa herë Klodianën, duke i thënë “po të numërohen ditët” dhe “do të jesh e imja ose e askujt”.

Pas ngjarjes së të enjtes, mediat italiane raportojnë se mbrëmë Alfred Vefa, autori i dyshuar i vrasjes së 35-vjeçares shqiptare Klodiana Vefa është gjetur i vdekur. Alfred Vefa është gjetur i pajetë në një zonë të izoluar të San Casciano në Val di Pesa.

Dyshohet se ai vrau veten duke qëlluar me të njëjtën armë me të cilën dyshohet se ka qëlluar ish-bashkëshorten. Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë për një makinë të dyshimtë dhe pas ndërhyrjes, u konstatua se isha makina e Alfred Vefës.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Tamit i dhamë paratë për 6 bileta të Europianit dhe s’na erdhën kurrë!”

Një qytetar ka denoncuar një rast të rëndë mashtrimi...

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...