Vrau kunatën me sëpatë se nuk i bëri drekën, ky është autori i ngjarjes tragjike në Elbasan

Date:

- Advertisement -

Personi në foto është Tafik Tashi, 58-vjeç, autor i dyshuar i vrasjes së kunatës së tij (motrës së bashkëshortes) Alma Qevani.

Krimi i rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Kusarth të Elbasanit.

Viktima ishte së bashku me të motrën kur kunati e goditi për vdekje me sëpatë.

Në dëshminë e tij, Tashi ka pranuar krimin dhe u shpreh se e vrau pasi kjo e fundit nuk i kishte bërë drekën, e më pas e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij.

“E vrava se s’më bëri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”.

Kjo ka qenë edhe pikënisja e konfliktit që përfundoi tragjikisht.

Para hetuesve Tafik Tashi ka pohuar gjithashtu se motra e bashkëshortes e ofendonte dhe kohët e fundit i ka thënë “je impotent”.

“Kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot. Thoshte sa herë, madje edhe në prani të familjarëve, fjalën impotent”, tregoi ai./Albeu.com.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nga Lihtenshtejni te Gjeorgjia, Kombëtarja nuk pëson gol pas 7 ndeshjes dhe Sylvinho gjen 4-shen e “pathyeshme”

Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Gjerogjisë në Tbilisi, takim ky...

Silvinjo-Sagnol! Një lojë shahu ku u ndërruan gurët në fund, si bëri “Shah Mat” trajneri i Shqipërisë

Shqipëria dhe Gjeorgjia kanë luajtur dy përballjet e tyre...

Mposhtën Gjeorgjinë në transfertë, Bajrami: Kemi marrë një fitore të madhe që do të mbetet në histori

Shqipëria ka arritur që të fitojë kundër Gjeorgjisë në...