Xherdan Shaqiri: Dora në zemër gjatë himnit? Kam lindur në Kosovë, e ndjej

Date:

- Advertisement -

Xherdan Shaqiri, foli për mikrofonin e SuperSport pas barazimit 2-2 me Kosovën në ‘Fadil Vokrri’. Një ndeshje me emocion të veçantë për të, ashtu siç e shpjegon edhe ai vetë me fjalët e mëposhtme.

“Ka qenë nder i madh që isha këtu, duke luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kam pasur shumë marrëdhënie të mira me ish-presidentin, ishte nder për të parë këta tifozë, është privilegj dhe nuk kam për ta harruar.

Dora në zemër gjatë himnit? Kam lindur në Kosovë, e ndiej himnin e Kosovës dhe e kam për nder që luajta në stadiumin që mban emrin e Legjendës. E kam ëndërruar të luaj këtu.”

Mundësia për të përfaqësuar Kosovën? Njerëzit e dinë që kam pasur kontakte me Federatën dhe me Fadil Vokrrin, kemi pasur kontakte. Ishte Euro 2016 dhe nuk mund të ndërronim më ekipin. Shoh këta djemtë e rinj që japin maksimumin për Kosovën dhe shpresoj ta kualifikojnë në një envent të madh.

Barazimi? Ndeshje e vështirë, sepse Kosova luajti në mbrojtje. Ishte problem për ne për të krijuar raste. Shënuam një gol, pastaj të dytin. Lëshuam pak lojën dhe Kosova na ndëshkoi. Respekt për Kosovën, sepse është një skuadër që ka shumë cilësi.”

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...