Zaptuan hapësirën publike në plazh, nën hetim 2 administratorë subjektesh në Durrës

Date:

- Advertisement -

Vijon operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.

Si rezultat i kontrolleve, sekuestrohen 183 shezlongë dhe çadra që ishin vendosur pa autorizim, në plazhin Sektor Rinia.

Procedohen penalisht 2 administratorë subjektesh ekonomike, që kishin zënë hapësirën në plazh, në kundërshtim me ligjin. Janë proceduar shtetasit E. B., 35 vjeç, pasi kishte vendosur 42 shezlongë dhe 21 çadra, pa lejen përkatëse dhe F. Gj., 46 vjeç, pasi kishte vendosur 80 shezlongë dhe 40 çadra, pa lejen përkatëse.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Vijon operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.

Si rezultat i kontrolleve, sekuestrohen 183 shezlongë dhe çadra që ishin vendosur pa autorizim, në plazhin Sektor Rinia.

Procedohen penalisht 2 administratorë subjektesh ekonomike, që kishin zënë hapësirën në plazh, në kundërshtim me ligjin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, me qëllim lirimin e hapësirave publike, të zëna në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat, u konstatuan 2 raste të tjera të kësaj paligjshmërie, për të cilat u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, për 2 administratorë subjektesh ekonomike, konkretisht për shtetasit:

-E. B., 35 vjeç, pasi kishte vendosur 42 shezlongë dhe 21 çadra, pa lejen përkatëse;

-F. Gj., 46 vjeç, pasi kishte vendosur 80 shezlongë dhe 40 çadra, pa lejen përkatëse.

Shezlongët dhe çadrat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon sërish, për të gjithë pronarët dhe menaxherët e lokaleve dhe hoteleve, që të mos zënë pa autorizim, hapësirat publike në plazhe, pasi do të përballen me sanksione. Gjithashtu, ftojmë pushuesit që nëse marrin dijeni për një shkelje të tillë, ta denoncojnë atë, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Milot Rashica shënon gol spektakolar, gjuajtja e lojtarit shqiptar është e pakapshme për portierin

Beshiktashi është duke udhëhequr me shifrat minimale 1-0 kundër...

“Burrat shqiptarë thyenin qafën për mua”, 19-vjeçarja amerikane përgënjeshtron Daily Mail: Mos shkruani më!

19-vjeçarja amerikane Eva Kovac gjatë interviste për Daily Mail...