Zbulohet e ardhmja e Zhoze Murinjos, trajneri firmos kontratën 2-vjeçare

Date:

- Advertisement -

Zhoze Murinjo do të mbetet trajneri i Romës deri në vitin 2026. Mediat italiane bëjnë me dije se klubi dhe trajneri portugez kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën edhe për 2 sezone të tjera, pasi kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2024.

Murinjo hedh poshtë në këtë mënyrën mundësitë për të lëvizur pavarësisht se emri i tij është lakuar shpesh herë nëpër klube të ndryshme në Europë. Dy finalet europiane dhe për më tepër njëra me trofe, duket se e kanë bindur stafin drejtues të Romës për t’i rinovuar kontratën.

Në fakt edhe vetë Murinjo e dha një mesazh për të ardhmen e tij, kur në ndeshjen e fundit të kampionatit shkoi të përshëndeste të gjithë tifozët duke i siguruar se do të qëndronte në Romë. Këtë sezon, Roma nuk arriti të merrte më shumë se një kualifikim në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

10 vite nga ngritja e flamurit “Autochthonous” mbi Beograd, Ballist Morina: Nuk duhet KURRË të dekurajoheni…

Sot, është një ditë krenarie për shqiptarët pasi janë...

Shqipëria kundër të shkuarës, në Tbilisi tentojnë “kokën” e Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë për të...

Zviceranët i bëjnë thirrje UEFA-s për dënimin e Serbisë: Ndëshkojini këta nacionalistë, vetëm krijojnë skandale

Mediat zvicerane kanë shprehur pakënaqësi të madhe për ngjarjet...