“Ze Maria thoshte: ‘Ky djalë do të mbushë arkat e klubit”, Elezi veçon Ernest Muçin: Nuk kam parë lojtarë so ai

Date:

- Advertisement -

Pejana Elezi dhe Trevisa Tufa ishin dy të ftuarat e radhës në podcast-in “Soccer Talk”. Gjatë bisedës me Skënder Gegën gazetarja e sportit ka veçuar Ernest Muçin si një nga prodhimet më të rëndësishme të kampionatit shqiptar. Elezi ka treguar gjithashtu edhe besimin e lartë që Ze Maria kishte kur Muçi ishte vetëm 16-vjeç.

“I vetmi shembull që mua më ka bërë përshtypje dhe që unë e them shumë, që është fenomeni i momentit. Është Muçi. Ka qëlluar që në atë kohë Tirana ka qenë në Kategorinë Parë dhe unë e ndiqja kudo. Për të qenë e sinqertë, Tirana ka pasur shumë lojtarë të mirë. Por, edhe në karrierën time, nuk kam parë një djalosh 16-vjeçar që hynte në fushë me kokën poshtë në stërvitje. Që nuk e ngrinte një herë kokën për të folur apo për të qeshur me shokët e skuadrës, siç bënin të tjerët.

Nuk kam parë një lojtar që të marrë një përgjegjësi aq të madhe në një moshë aq të re dhe një lojtar që dinte ta vlerësonte talentin që kishte dhënë Zoti. Asnjë nga lojtarët që ka prodhuar ky kampionati jonë modest nuk ka arritur në nivelet që ka arritur ai. Në atë kohë ka qënë Ze Maria trajner dhe e diskutonim shumë. Ze Maria thoshte: “Ky djalë ka për të mbushur arkat e klubit nesër ose pasnesër”. Ai ka qenë i vetmi që edhe si karakter…, sepse ne kemi pasur lojtarë shumë të mirë në Shqipëri, por si karaktere kanë qenë të vështirë dhe kanë djegur veten e tyre”, ka thënë Pejana Elezi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mashtronin me eskorta, demaskohet grupi i adoleshentëve në Tiranë

Në Tiranën 1 milion banorëshe, ku paralel me ritmin...

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...

VIDEO/ Fantastik Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë me ekipin e ri dhe siguron 3 pikët

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë me fanellën...