Zgjedhjet/ Flor Binaj: Shite votën 50 milionë, sa VIP-at e ekranit

Date:

- Advertisement -

Kjo javë që iku dhe kjo javë që vjen janë ‘javët e merkatos së madhe’, por ndryshe nga futbolli ku skuadra paguan shuma të mëdha për të blerë lojtarët më të mirë, në merkaton tonë të madhe, partia paguan shuma të mëdha për të blerë lojtarët më të dobët, ata që i vetmi gol që dinë të bëjnë është t’ia fusin golin popullit siç ja kanë fut këto 33 vite…

Kemi javën e modës në Milano, kemi javën e çmimeve Oskar, java e artit diku tjetër në botë dhe kemi javët e shitblerjes së votave. Me qindra patronazhistë, aktivisti, servilatorë, sekserë, drejtorë e punonjës administrate, kanë dalë në ‘Pazar’ për të mbledhur karta identiteti e për të të blerë vota. Por sado ka rënë euro dhe është forcuar leku, ju që do e shisni votën nuk do merrni më 50 mijë lekëve të vjetra, ose sa 33 bidona uji, ose sa 19.4 kg qepë, ose sa 17.2 kg domate.

Një 4 vjeçar elektoral ka rreth 1460 ditë. Ti i shet këto për 50 mijë lek…që i bie, 340 lekë të vjetra në ditë…Me 340 lek nuk blen dot as një çamçakiz, nuk blen dot as një biletë urbani. Por, me 340 lekë në ditë ai të merr me qera jetën dhe të shëmb shtëpinë, të heq dritat po nuk i pagove 1 muaj, të fut dhe në burg, s’të krijon asnjë mundësi për rininë dhe të rinjtë marrin rrugët e botës. Të rrit taksat, të pret pemët sepse do bëhet një ndërtim i vogël, të rrit ujin, të heq nga puna nëse nuk poston budallaliqet e eprorëve. Nëse të duken pak kaq, mos harro se dikujt tjetër që nuk ka marrë lekë për ta shitur votën mund ti bëjnë edhe më keq se kaq, të bën çfarë ti dojë qejfi, të gënjen në darkë në emisionet politike, të shkel me këmbë e të bullizon; të tallet me ty hapur e të thotë ‘qepe gojën’, se unë kam fituar zgjedhjet.

Nëse një ditë do sëmuresh keq, me atë 340 lekshin do kurohesh në spital. Nëse një ditë do të të shëmbin shtëpinë, me atë 340 lekshin do blesh shtëpinë e re. Nëse një ditë do të heqin nga puna, ty ose gruan, me atë 340 lekshin do e shtyni muajin ose muajt! Mbas 4 vitesh që ti e ke investuar atë 50.000 lekshin e vjetër, ai ose ata do vijnë prapë të të puthin dorën për 1 muaj, të të vë tallava e kërcen me ty…na dhe 340 lek të tjera.. biles këtë vit ta bëj 350 lekë dita…se këto 4 vite atyre që ua shite votën u është trashur qafa dhe zerot në llogarinë bankare ndërsa ty o banor i thjeshtë i këtij vëndi, të janë shtuar thinjat, borxhet, rrudhat dhe të janë paksuar dhëmbët!!! Dhe vazhdon i njëjti stil prej 33 vitesh…herë majtas, herë djathtas, herë majtas e djathtas bashkë…

Ata që e justifikojnë shitjen e votës me teorinë se ky popull është i varfër, gënjejnë sepse të varfër ju kanë lënë këta që keni votuar! Ata që e justifikojnë shitjen e votës duke thënë se ky popull nuk ka zgjedhje, prapë gënjejnë. Ka mundësi për të zgjedhur, ose mund të votosh kundër, por jo ta shesësh. Dhe aq më tepër, mos e çoni votën dëm duke pritur që ata që nuk punuan për ju 33 vjet, do e bëjnë tani… provoni njëherë të rinjtë!

Vota nisi të shitej aty ku kishte varfëri, dhe sot e ka kthyer këtë vend në skllavëri. Vota shitet më shtrenjtë aty ku ka shpresë dhe lirë fare aty ku ka injorancë. Shitja e votës vret demokracinë. Në pseudo demokraci me komunizëm dixhital si tek ne, ka vetëm një ditë ku populli ka pushtetin në dorë, 1 herë në 2 vjet, te kutia e votimit. Dhe ti po e shet të ardhmen e vendit, tënden, të fëmijëve të tu, të nipërve dhe mbesave të tua, për 340 lek të vjetra në ditë? Shite 50 milionë, sa ç’është pazari i votës i VIP-ave të ekranit, por nëse nuk ta blen njeri aq shtrenjtë dhe nëse nuk e do veten, mendo që pjesa tjetër e kombit, nuk ta ka për borxh këtë gjë!

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie çmimi i drithërave, fermerët e Fierit: Kemi fituar me rrushin, por humbëm me grurin e misrin

Fermerët në Libofshë kultivojnë dhe vjelin rrush pothuajse gjatë...

“Ishte më e bukura”, fermeri shqiptar: Derrave u vendosa emrat e politikanëve, të fundit the*a Monikën!

Në emisionin RealPeople këtë të shtunë, Ardian Bakiu, një...

Mori ftesën e parë nga trajneri Sylvinho, reagon talenti shqiptar: Jashtëzakonisht krenar

Sylvinho ka publikuar listën me 24 lojtarë për duelet...