Zhaklin Lekatari publikon muralen e kriminelit sllavo-rus që luftoi kundër shqiptarëve

Date:

- Advertisement -

Deklarata virale e Zhaklin Lekatarit e cila u shpreh se është e sigurt në Serbi, pasi nuk ka shqiptarë u kritikua nga shumë figura publike dhe tregoi urrejtjen e saj ndaj popullit shqiptarë. Ndonëse nga shumë komente cilësohet si antishqiptare, Zhaklina ka provokuar përsëri.

Që kur ka shkuar në Serbi, Zhaklina ka postuar fotografi të shumta të vendeve, përfshirë dhe një të flamurit serb, duke shkruar “Mirë se vini” e duke nxjerrë gjuhë urretjeje për shqiptarët. Ekspertja e seksit së fundmi ka postuar një murale të qytetit serb Odzaci, aty ku shihet një prej kriminelëve sllavo rus, Albert Ahsarbekoviç Andijev.

Lekatari ka treguar dhe njëherë antishqiptarizimin duke publikuar në Twitter, muralen e një prej kriminelëve që luftoi kundër shqiptarëve në luftën në Kosovë. Sllavo-rusi u vendos si snajperist në Brigadën 549 të Motorizuar në kufirin shtetëror me Shqipërinë dhe Maqedoninë në gjatësi prej 150 kilometrash në 3 luftërat kundër Shqiptarëve, konkretisht në luftën e Kosovës, Iliridës dhe Luginës.

Krimineli sllavo-rus cilësohet nga të mbijetuarit si vrasës me gjak shumë të ftohtë dhe veçanërisht mizor në zhvatjen e parave dhe bizhuterive. Albert Ahsarbekoviç Andijev është pjesë e gjenocidit që la pas shumë burra, gra e fëmijë shqiptarë.

Qytetari:

Pershendetje Joq zhaklin lekatari ne postimin e vet ne twiter ka postu ni mural me piktur te nje personi me sy te mbulum ky person quhet albert andijev vullnetari sllavo rus i cili luftoj si oficer special ne brigaden 72 speciale te ushtris jugosllave ne 3 luftat kunder Shqiptarve ne luften e Kosoves Ilirides dhe Kosoves lindore mbulesen ne sy e ka dhurat nga Çlirimtaret Shqiptar te cilet luftuan ne fshatin Budakov afer Therandes dhe disa dhurata ne malin e Pashtrikut ku ka mar pjes si snajperist.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

10 vite nga ngritja e flamurit “Autochthonous” mbi Beograd, Ballist Morina: Nuk duhet KURRË të dekurajoheni…

Sot, është një ditë krenarie për shqiptarët pasi janë...

Shqipëria kundër të shkuarës, në Tbilisi tentojnë “kokën” e Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë për të...

Zviceranët i bëjnë thirrje UEFA-s për dënimin e Serbisë: Ndëshkojini këta nacionalistë, vetëm krijojnë skandale

Mediat zvicerane kanë shprehur pakënaqësi të madhe për ngjarjet...