Zhduket 31-vjeçari gjerman në Vlorë, e motra e kërkon me dëshpërim

Date:

- Advertisement -

Një situatë shqetësuese ka ngritur alarmin për një turist gjerman të zhdukur në Vlorë.

Tracy Twitchell, motra e binjakut të tij, Andrew (Andy) Twitchell, ka bërë thirrje publike për ndihmë në redaksinë e JOQ pas mungesës së kontaktit me të vëllain që prej muajit korrik.

Andy Twitchell kishte shkuar në Vlorë për pushime në korrik dhe që prej një muaji, nuk është dëgjuar asgjë prej tij.

Familja e tij në Gjermani është thellësisht e shqetësuar për fatin e të riut dhe kërkon ndihmën tuaj.

“Kjo është një situatë shumë e vështirë për mua,” tha Tracy në një deklaratë për JOQ. “Vëllai im binjak Andy erdhi në Vlorë për pushime në korrik, dhe nuk kemi dëgjuar asgjë prej tij prej një muaji. Ai është i zhdukur dhe nuk është kthyer në Gjermani. Kam folur për herë të fundit me të në 21 Korrik. Udhëtonte vetëm.”

Deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e Andy Twitchell. Tracy Twitchell shpreson që vëllai i saj të gjendet shpejt dhe të kthehet i sigurt në shtëpi.

Çdo person që ka informacion rreth Andy Twitchell ose vendndodhjes së tij, është i lutur të kontaktojë menjëherë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related