Formacioni i mundshëm! Balotazhe të forta në mbrojtje, Silvinjo ka 3 dilema. Si Shqipëria sfidon Italinë

Date:

- Advertisement -

Përpos përgatitjeve në fazën një javore të zhvilluar në Austri, Kombëtarja shqiptare i kaloi me sukses dy takimet miqësore të luajtura më datën 3 dhe 7 qershor.Por, ajo që ka shumë rëndësi, është formacioni që do të zgjedhë Silvinjo për ndeshjen me Italinë. Siç thotë edhe shprehja, ‘fillimi i mbarë është gjysma e punës’ dhe një rezultat befasues për Shqipërinë, do të thotë shumë sa i përket një arritjeje që nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e përfaqësueses. Siç u shpreh edhe pas ndeshjes me Azerbajxhanin, trajneri ka ende dilema për titullarët dhe pavarësisht se provoi shumë lojtarë në këto dy ndeshje, sërish është gjithçka e hapur sa i përket 11 “luftëtarëve” që do të zbresin në fushë përballë kampionëve në fuqi të Europës.

TRI DILEMAT Në miqësoren e parë luajti Etrit Berisha ndërsa në të dytën Thomas Strakosha. Mund të themi se porta mbetet ende një dilemë për Silvinjon, i cili së bashku me trajnerin e portierëve Ilir Bozhiqi do të vendosin nëse do t’i besojnë eksperiencës së Berishës apo formës së mirë të Strakoshës, të cilën e tregoi disi edhe në ndeshjen e fundit mund të themi. Teksa në mesfushë dhe sulm gjithçka mendohet të jetë e zgjidhur, atëherë në mbrojtje ka akoma dilema që qarkullojnë në kokën e Silvinjos.
Krahu i djathtë do të luhet mes Hysajt dhe Balliut. Në miqësoren me Lihtenshtejnin trajneri aktivizoi Balliun, kurse ndaj Azerbajxhanit Hysajn, me shkodranin që nuk u duk në formën e tij më të mirë. Pikërisht për këtë arsye duket se trajneri brazilian po mendon se cili prej dy mbrojtësve të djathtë mund t’i shërbejë më shumë skuadrës në Gjermani, edhe pse për ndeshjen e parë Hysaj duket pak më i avantazhuar. Ndërsa Gjimshiti dhe Mitaj janë të padiskutueshëm, duket se një “garë” mes Arlind Ajetit dhe Ardian Ismajlit. I pari nuk është se duket në 100 % të formës pasi kaloi një dëmtim dy muaj më parë, ndërsa Ismajli luajti në 4 ndeshjet e fundit në Serinë A, edhe pse po ashtu vjen nga një dëmtim.


Do të jenë stërvitjet e këtyre ditëve vendimtare për dy mbrojtësit sepse vetëm njërin prej tyre Silvinjo do të zgjedhë nga minuta e parë. Ndërkohë pak më përpara, Shqipëria do të rreshtojë ndaj Italisë, tre mesfushorë që luajnë në Serinë A: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani dhe Nedim Bajrami. Gjithashtu duket se edhe në sulm zgjedhjet janë bërë. Jasir Asani është preferuar nga Silvinjo në krahun e djathtë, ndërsa mendohet se krahu tjetër do të mbulohet nga Taulant Seferi. Në majën e sulmit, siç u aktivizua edhe në dy ndeshjet miqësore titullar, Armando Broja pritet të udhëheqë Kombëtaren shqiptare në Europian.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...