“Grup i vështirë, por shpresa vdes e fundit”, Arlind Ajeti: Mbrojtja aktuale apo e 2016? Cana dhe Mavraj jepnin siguri

Date:

- Advertisement -

Arlind Ajeti ishte futbollisti i përzgjedhur për dalë në konferencën për shtyp. Mbrojtësi shqiptar do të luajë europianin e dytë me kuqezinjtë, teksa thekson se emocionet janë shumë të mëdha.

Ajeti nënvizon se skuadra po punon shumë dhe është gati për t’u përballur denjësisht me Italinë. Pavarësisht se bëjmë pjesë në një grup të vështirë, sërish shrpesa “vdes” e fundit dhe kuqezinjtë do të provojnë gjithçka në Gjermani.

“Këto dy ndeshje miqësore kanë qenë të rëndësishme për mua dhe besoj se jam 100% gati për duelin e radhës.

A është ndeshja me Italinë kyçe për fatet e Kombëtares në grupe? Shpresat janë si në ndeshjet e tjera. Në futboll mund të ndodhë gjithçka dhe në fund duhet të shikojmë se çfarë do të ndodhë.

Analiza e kundërshtarëve, cilët janë lojtarët që kanë marrë më shumë vëmendjen tuaj? Për momentin e kemi analizuar të gjithë ekipin e Italisë. Sot ose nesër do të studiojmë sulmuesit dhe individët.

Kush është sulmuesi më i rrezikshëmn? Ne duhet të përgatitemi për të gjithë. Scamacca është shumë i rrezikshëm. Por theksoj se ka edhe lojtarë të tjerë që janë të rrezikshëm.

Si po e përjetoni? Çdo lojtar e ka ëndërr të jetë pjesë në Euro 2024. Ne që jemi këtu kemi fatin të përjetojmë emocione të mëdha.

A besoni se ju mund t’i sjellni Kombëtares fat në Euro 2024? Ne i beojmë vetës, i besojmë ekipit dhe çdo lojtari që është këtu. Ne do të japim maksimumin dhe çfarë do të ndodhë do ta shikojmë në fund.

A do të tentojmë kualifikimin ? Do të luajmë 3 ndeshje finale. Do të jetë e vështirë, por shpresa vdes e fundit. Shpresojmë të na dali për mirë.

Çfarë ndryshon me ekipin e 2016? Ma e fortë nuk di të them, por kemi shumë kualitet. Në kualifikuese e kemi parë që kemi lojtarë cilësorë.

Ju dhe 4 lojtarë merrni pjesë për herë të dytë në një europian. Çfarë u keni këshilkuar të tjerëve? Është e veçantë edhe për ne edhe pse është hera e dytë. Emocionet janë gjithmonë të ndryshme. Ne do të mundohemi të mbështesim çdo lojtarë që të japë maksimumin.

Llogaritë? Ne nuk i kemi bërë dhe do të shikojmë që ndeshja pas ndeshje të marrim rezultat pozitiv.

Pritja nga tifozët në Gjermani. A keni presion pas përkrahjes së madhe nga tifozët? Në futboll presioni është diçka normale. Në Kombëtare është më e madhe, pasi kjo të motivon shumë për të bërë më të mirën. Jam shumë i sigurtë që mbështetja e tyre nuk do na mungojë as në këtë Euro 2024.

Mavraj-Canaj dhe tani Gjimshiti-Ismajli. Cila iu jep më shumë siguri? Ne kemi të gjithë një raport shumë të mirë. Kjo na ka ndihmuar edhe në kualifikuese. Të gjithë ne luftojmë të ndihmojmë njëri-tjetrin për të bërë më të mirën. Beratin e njoh prej kohësh, por edhe të tjerët janë shumë të rëndësishëm për ne.

Mbrojtja e 2016 apo kjo aktuale? Personalisht nuk di çfarë të them. Në 2016 isha unë më i ri dhe Cana dhe Mavraj më jepnin më shumë siguri. Ndërsa tani jam unë nga ato më të vjetrit dhe do jem mbështetje për të rinjtë.

Peripecitë në karrierë? Janë gjëra që ndodhin në futboll dhe jetë. Ke momente të mira dhe të vështira. E rëndësishme është të mos humbësh shpresën. Unë këtë kam bërë, jam mundurar gjithë kohës të ringrihem dhe tani është momenti që të bëj sërish një hap të madh”, ka përfunduar Ajeti.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...