Ismet Munishi i prerë: Të isha unë në vendin e Hysajt nuk do e kisha ulur kokën, do e kisha kafshuar topin me dhëmbë

Date:

- Advertisement -

Shqipëria nuk arriti dot që të dilte me pikë në mbrëmjen e djeshme, teksa humbi me shifrat 1-2 ndaj Italisë. Në emisionin Koha Shtesë, ishte i ftuar trajneri i njohur Ismet Munishi. Munishi foli për gjithçka në analizën e këtij takimi, teksa nuk mund të anashkalohej dhe momenti i Elseid Hysajt që hoqi kokën duke lejuar topin në rrjetë në momentin kur Barella na dha goditjen përfundimtare.

“Po e kritikojmë shumë Hysajn. Unë shikoj që po kritikohen shumë djemtë tanë, është e padrejtë. Ne luajtëm në të njëjtin nivel me Italinë, ishim në lojë deri në fund dhe mund të barazonim rezultatin. Ato janë momente, nuk e gjykoj Hysajn, gjithçka ndodh shumë shpejt. Të them të drejtën të isha unë në vendin e Hysajt, unë do e kisha kafshuar topin me dhëmbë, jo që kisha ulur kokën. E dinë ata që kanë luajtur me mua, kam luajtur me dorë të thyer, me këmbën e dëmtuar, por ne jemi futbolli i kohës së vjetër. Por nuk e gjykoj Hysajn se cdo gjë ndodhi shpejt dhe ai nuk e dinte nëse topi po shkonte në portë apo po dilte jashtë. Por Hysaj ka bërë shumë për Kombëtaren, mendoj se këta lojtarë po gjykohen pak si tepër”, tha Munishi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Egnatias nuk i lejohen hapat fals, Edlir Tetova “kopsit” titullarët

Egnatia do të luajë ndeshjen e kthimit me Borac...

FOTO/ Tritoli në Elbasan, Xhovana Nikolli MESAZH Nuredin Dumanit: Ti s’je burrë por ordiner!

Xhovana Nikolli ka reaguar për herë të parë në...

Raporti i Komisionit Europian: Turizmi në Shqipëri u rrit me 86%

Shqipëria renditet e para në rritjen e turizmit duke...