Si u rrëmbyen fondet e “IPARD” nga miliarderët e ndërtimit, njerëz pa eksperiencë, trafikantë kokaine e deri të Elvis Roshi i Kavajës

Date:

- Advertisement -

Pezullimi i përkohshëm për Shqipërinë i programit për bujqësinë IPARD II, pas dyshimeve të Bashkimit Evropian për korrupsion, është vetëm maja e ajsbergut të paketës së granteve 94.6 milionë euro. Programi u kthye në një “klub ekskluziv” për kompanitë e mëdha dhe ato të lidhura me politikën dhe krimin. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut programi ekspozoi lidhje të ngjashme, por sporadike dhe më minimale krahasur me Shqipërinë.

Preng Doda, një agronom në pension, i kalon ditët duke u endur në vreshtin e familjes në Fshatin Tenë, të Mirditës. Një mulli i improvizuar uji, është i vetmi që lëviz në fermë, mbi një liqen të vogël artificial që Doda ka krijuar pranë kullës shekullore të familjes.

Megjithëse e do zakoni që mikun ta shohësh në sy, Prenga e ka pothuajse të pamundur të përqendrohet. Teksa flet shumicën e kohës e kthen kokën nga një karabina, që me sa duket “i ka rrëmbyer zemrën” në pleqëri.

Prej 15 vitesh familjarisht merren me kultimin e vreshtit dhe kanë disa varietete përmes të cilave prodhojnë verë. Përbri 2 hektarëve me vreshta ka ngritur një karabina në bodrumin e së cilës përmes enëve të vjetra tashmë, prodhon verë që shpërndahet në zonë.

“Kantinën e ngrita me forcat e mia, pastaj bëra një aplikim tek AZHBR-ja, tek IPARD-i, që të merrja pak ndihmë dhe përkrahje, sidomos për enët ruajtëse të verës dhe pajisjet brenda”, tregoi Doda.

“Hartimin e projektit e bëra me disa inxhinierë dhe me disa sepcialistë, por kriterët ishin shumë të vështira për ta realizuar”, shtoi burri.

Fermerët në Shqipëri dhe në rajon, si në rastin e Maqedonisë së Veriut, prej disa vitesh kanë një mundësi të artë, për të aplikuar për mbështetje përmes fondeve të Bashkimit Evropian për bujqësinë, me synim përgatitjen për anëtarësimin e plotë në BE të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por të dhënat tregojnë se IPARD në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut është kthyer në një burim fuqizimi për kompanitë e mëdha dhe nuk po ndikon në mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerëve dhe blegtorëve, për të cilët programi duket gjithmonë e më i largët.

Në vitin 2018 Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në Shqipëri, u akreditua për Programin IPARD II, për të shpërndarë grante përmes buxhetit me vlerë 94.6 milionë euro, prej të cilave 71 milionë euro janë kontribut nga Komisioni Evropian dhe 23.6 milionë euro janë kontribut kombëtar nga shteti shqiptar.

Në Maqedoninë e Veriut IPARD II kishte një buxhet 80 milionë euro dhe deri në maj të vitit 2023 janë shpenzuar 49.2 milionë euro. Pjesa më e madhe e fondeve të mbetura tashmë janë të kontraktuara, por ende nuk janë paguar përfituesit për arsye të ndryshme.

Por teksa Shqipëria priste të niste këtë vit fazën e tretë të programit, Komisioni Evropian mori një masë ekstreme dhe vendosi pezullimin e përkohshëm të programit të mbështetjes së bujqësisë, bazuar në dyshimet se ka pasur korrupsion në shpërndarjen e granteve, referuar nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF).

Nëse dyshimet vërtetohen, Shqipëria rrezikon të mos e vijojë më fazën tjetër të IPARD, që parashikon grante deri në 146 milion euro, ndërsa nga analizimi i përfituesve në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut ekspozohen lidhje me politikën, administratën publike dhe krimin.

Në Shqipëri nga një kampion i analizuar prej 126 përfituesish (nga 510 përfitues në total), të cilët vetë AZHBR i ka promovuar përmes një broshure në internet dhe në faqen e saj, rezultojnë persona me rekorde kriminale, të lidhur me politikën, biznese jo tërësisht funksionale dhe skema familjare përfitimi.

Zbatimi i programit të mbështetjes së fermerëve në Shqipëri u realizua nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), pjesë e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe grantet financoheshin 75% nga fondet e BE-së dhe 25% nga fondet e Buxhetit të Shtetit.

Gjithashtu në Maqedoninë e Veriut skema është e ngjashme. Agjencia për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i shpërndau fondet e IPARD II me mbështetjen e BE-së, që ofroi 80% të mbështetjes dhe Buxhetit të Shtetit, që ofroi 20%.

“Foshnjet IPARD“

Fazat e para të IPARD për të dyja vendet ishin eksperimentale dhe tërhoqën pak aplikime, ndërsa thirrjet e fazës së dytë tërhoqën një numër të lartë propozimesh dhe shumë prej tyre u shpallën fitues.

Në Shqipëri zbatimi i fazës së dytë të programit solli lindjen e shumë bizneseve që aplikuan dhe përfituan nga programi, pavarësisht se ishin të sapokrijuar apo kishin historik të dyshimtë, me ndërprerjen e shpeshtë të aktivitetit ekonomik dhe sekuestrime të hërëpashershme.

Media Amfora analizoi një kampion me 126 biznese që përfituan nga Programi IPARD II në Shqipëri dhe rezultoi se në vitet që ai nisi zbatimin tërhoqi pas vetes aplikime nga kompani dhe persona “që e zbuluan vonë pasionin për bujqësinë”.

50 biznese që përfituan nga fondet IPARD, nga 126 subjekte të analizuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezultoi se janë regjistruar për herë të parë në vitet e nisjes së programit, 2018-2021, duke pasur si subjekt tregtar fushat që mbështet programi./VOXNEWS.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Çoi mesazh ironik / Julit nuk i del inati me Ermal Mamaqin: Është sjellë keq, i shkruajta…

Mbrëmjen e djeshme, banorët e “Big Brother VIP3” janë...

Ekzekutohet në Greqi i dyshuari për vrasjen e Brilant Martinajt

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e të...