“2000 euro te Apolonia nuk ishin asgjë”! Rrëfimi i Uzunit në Spanjë: Po vrapoja në 6 të mëngjesit dhe hunda më ishte skuqur, e dija që do të bëhesha futbollist i madh

Date:

- Advertisement -

Myrto Uzuni ka dhënë një rrëfim së fundmi për Marca. Sulmuesi shqiptar ka kujtuar edhe njëherë tjetër largimin nga Shqipëria për në Greqi, atje ku nuk kishin asgjë.

“Udhëtimi im filloi me babain tim, që në fillim ai gjithmonë donte që unë të bëhesha futbollist, të mësoja anglisht sepse do të ndihmë në jetë. Ishte trajneri im i parë dhe më mbështeti që në ditën e parë.

Shqipëria nuk është në Bashkimin Evropian dhe na u desh të ecnim tre ditë, nuk kishim para, duhej të paguanim 15 mijë euro për të dalë jashtë territorit tonë që është shumë para në atë vend pasi fiton 300 ose 400 euro në muaj. Një daja ime na i dha hua. Shkuam në Greqi në kërkim të një jete më të mirë. Këtu qëndron forca ime. Kjo më bën të vlerësoj ku jam sot, nuk dua për t’u kthyer në atë gjendje, familja ime nuk kishte asgjë, ishte një jetë e vështirë”, tha Uzuni.

Më pas Uzuni dhe familja e tij u kthyen sërish në Shqipëri. “Nuk kishim shtëpi, pa para, nuk kishim asgjë, jetonim në një situatë të vështirë. Një ditë vrapova në orën gjashtë të mëngjesit, ishte shumë ftohtë dhe hunda më ishte skuqur, ngrita sytë dhe thashë me vete:” Një ditë do të jem shumë i madh kam pasur gjithmonë besim tek vetja”.

Gjithashtu Uzuni ka kujtuar kohën kur pasi shkëlqeu te Tomori, firmosi për 2000 euro me Apoloninë: “Dy mijë euro nuk janë asgjë”, tha Uzuni me buzëqeshje. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...