“7 minuta loje dhe Interi se kishte parë zonën tonë, u fut dhe na shënoi”! Pioli mendon se arbitri anoi nga Interi: Përdori dy standarte, jam i irrituar

Date:

- Advertisement -

“Djalli” është kthyer në “engjëll”. Milani i ka zhgënjyer të gjithë në mbrëmjen e sotme kundër Interit. Një gjymsëfinale me shumë emocione pritej, por zikaltërit i kanë hequr ato në vetëm tre minuta. Dzeko realizoi golin e parë në minutën e 8 dhe Mkhitarian dyfishoi shifrat në të 11.

Këtu do të merrte fund historia e takimit që përfundoi 0-2. Milani tentoi të kthehej në pjesën e dytë, por pa mbajtur dot ritmin dhe t’i afrohej më shumë portës. Menjëherë pas përfundimit të takimit, trajneri i Milanit, Pioli, u shpreh se arbitri anoi nga Interi në këtë përballje.

“Interi bëri më mirë se ne në pjesën e parë dhe shënoi 2 gola. Ne bëmë më mirë se Interi në të dytën dhe nuk shënuam, kjo është diferenca në këto nivele. Në 7 minuta loje, Interi ende nuk kishte hyrë në zonën tonë, u fut dhe në goditjen e parë nga këndi shënoi.

Ndeshja u bë shumë më e komplikuar pastaj. Por pashë një reagim të madh dhe duhet të nisemi nga aty. Donim të bënim paraqitje tjetër, por ka vullnet për ta kthyer historinë, ndeshjet vendosen nga episodet, duhet të besojmë. Arbitri? Kam parë gjykime me dy standarte në situata që ishin disi të dyshimta, jam i irrituar”, tha Pioli. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Donald Trump gjithnjë më afër fitores, po prin në tri shtete kyçe

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald...

“Shqiptari vret ish-gruan në sy të tre fëmijëve të mitur në Gjermani”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në...

U kërcënua nga Ervis Martinaj, komisari i njohur, ish-shefi i Shqiponjave rikthehet në punë, ja detyra që merr

Rikthehet si drejtor i IMT së Bashkisë Vlorë, ish-drejtori...