VIDEO/ Rei Manaj nuk ka të ndalur në Turqi, shënon gol në fund dhe i jep fitoren Sivasporit

Date:

- Advertisement -

Rei Manaj nuk ka të ndalur me golat në Turqi. Pasi nuk arriti dot që të shkëlqente te Kombëtarja, Manaj u kthye te Sivaspori për të vazhduar punën e lënë përgjysmë. Sulmuesi shqiptar ka realizuar një tjetër gol vendimtar për ekipin e tij. Sivaspori arriti që të fitonte në shifrat 1-0 ndaj Karagmuruk, teksa në minutën e 90 ishte goli i Manajt që vendosi gjithçka.
VIDEO E GOLIT NGA MANAJ

Manaj gjeti në befasi portierin kundërshtar për të realizuar golin e 16-të në këtë sezon në kampionatin turk, ku tashmë është golashënuesi i tretë më i mirë, pas krahëve të Ikardit dhe Xhekos që kanë nga 18 gola.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related